Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet. Hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë është shembur ditën e djeshme, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë sot janë vendosur skelat dhe po punohet për rikonstruksionin e pjesës hyrëse ku ndodhi dhe incidenti.