Këshilli i Ministrave ka votuar ditën e sotme një sërë vendimesh, mes të cilave është edhe ai për shkarkimin e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ardiana Jaku. 

Vendimi është virmosur nga Kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i saj vjen pasi mori vendin e Pjerin Ndreut në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ky i fundit do të kandidojë për kryetar Bashkie të Lezhës. 

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Ardiana Jaku, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA