Franca i thotë jo hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër. Ata janë gjeografikisht në Evropë , ne duhet t’i ndihmojmë ata, por për zgjerimin jo”, kështu është shprehur ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau. 

Loiseau, tha në një intervistë për RTL se ajo ka qenë personi që ka bllokuar hapjen e negociatave në vitin 2017, dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe këtë vit. 

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian në Shqipëri dhe Maqedoni, unë isha kur isha ministre, njësoj dhe tani. Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për të thënë jo, sepse nuk jeni gati, nuk do të ketë negocime në qershor. Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”– deklaroi Nathalie Loiseau në RTL.

Në të njëjtën vijë qëndron edhe kreu i partisë opozitare Republikane, François-Xavier Bellamy, i cili shprehet se mendon se hapja e negociatave është një gabim i madh, pasi e konsiderin Shqipërinë si një shtet të mbytur nga korrupsioni. Ai tha se Franca do të vendosë veton ndaj Shqipërisë.

Burimi RTL