Në një postim të saj në Facebook, më 22 janar 2012, Drejtoria e Përgjithshme Detare me seli në portin e Durrësit ka hedhur poshtë “spekulimet në portale mbi vlefshmërinë e dokumentacionit të detarëve në kuadër të Konventës STCW78 (e ndryshuar)". 

Ky institucion sqaron detarët e Republikës së Shqipërisë, pronarët e anijeve me flamur shqiptar si edhe pronarët me shtetësi shqiptare që kanë në pronësi anije me flamur të huaj, se: “sot dhe në vijim që asnjë detar shqiptar punon në anije me flamur shqiptar nuk rrezikon vendin e punës për shkak të dokumentacionit të detarëve, gjithashtu asnjë detar shqiptar, që punon në anijet me flamur të huaj, sipas endorsmentëve respektivë, nuk rrezikojnë vendin e punës”.

Administrata Detare thotë se, në kuadër të rekomandimeve të Grupit të Auditit të IMO-s, ka ndërmarrë të gjithë hapat në bashkëpunim me Ministrinë e linjës sa i përket ratifikimit të ndryshimeve të Konventës STCW, si edhe komunikimin e informacionit sipas detyrimit të konventës.

Th.M.