Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka porositur ish-deputetët e selisë blu të mos komentojnë deklaratat e kreut të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon.News 24 ka siguruar mesazhin, që Bardhi iu ka drejtuar sot ish-deputetëve.

"Asnjë koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen  nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardt dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet" – shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.