Një 15-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë një ditë më parë në Ura e Mbrostarit në Fier.
Kanë qenë prindërit e adoleshentes Jurgena Xhelaila të cilët kanë bërë kallëzimin në polici.
Ata dyshojnë se vajza e tyre është rrëmbyer, pasi është larguar që nga ora 09:00 e ditës së djeshme nga shtëpia.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë ndërkohë po punohet për gjetjen e adoleshentes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





