Një person ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të mërkure në Ballsh. Sipas informacioneve të policisë, viktima është një 48-vjeçar me iniciale I.M. Ai po ecte në këmbë kur u përplas nga një makinë Benz, në timonin e së cilës ndodhej një 26-vjeçar me iniciale G.M.

48-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Ballshit, ku iu dha ndihma e parë mjekësore. Më pas ai u nis drejt spitalit të Fierit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor, që po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj.