Teksa studentët janë rikthyer në protesta duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur duke publikuar një video ku tregohen premtimet e mbajtura në lidhje me "Paktin e Universitetit".
Sipas kryeministrit, të paktën 86.271 studentë kanë përfituar nga zerimi apo përgjysmimin i tarifave në të gjitha degët e bachelor.
"Zero tarifë për 11.779 studentë ekselentë, zero tarifë për 3.238 për studentët në nevojë dhe ulje e tarifës me 50% për 71.254 studentë të tjerë,"-shkruhet në të dhënat videos në Facebook.





