Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim, vihet në pranga një tjetër person nga Durrësi i kërkuar për trafik të narkotikëve.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin: A.D., 33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, një ditë më parë, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar "Vol-Vo 4" shtetasi Mario Zeqiri, 36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve", "Grup i strukturuar kriminal" si dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".





