Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën një shtetas
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Një person ende i paidentifikuar, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi H.S. është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 21.05.2019 , rreth orës 21:45 , në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Man", kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, sekuestrohet telefon në qelinë e të dënuarit me burg përjetë (EMRI)
“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Bllokim qarkullimi për mjetet në Durrës dhe Kavajë, ja rrugët që do të jenë të mbyllura
Bien copa suvaje nga një pallat në Durrës, detajet
Bien copa suvaje nga një pallat në Durrës, detajet (VIDEO)





