Kandidati për bashkinë e Kavajës nga partia Bindja Demokratike është tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Mësohet se Bledar Sinella ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara me pretendimin se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit.
Ai thekson mes tjerash në kërkesën drejtuar KQZ-së se zgjedhjet pa opozitën ka pasoja të rënda për Shqipërinë dhe për Kavajën.
Sipas tij, zgjedhjet pa pjesën tjetër të garuesve tregon qartë se ka një tentativë moniste, që nuk i shërben rendit dhe demokracisë në vend.





