Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, iu bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e martë 21 maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjellas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24-orëshe në vendin fqinj, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.
NJOFTIMI PËR GJITHË PASAGJERËT QË DO UDHËTOJNË DREJT ITALISË
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, iu bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme, e Martë 21 Maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjellas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.
Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.
Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për t'u njohur me statusin e fluturimit.





