Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, fatmirësisht pa persona të lënduar.
Një furgon dhe një makinë e tipit "Opel" me targa greke janë përplasur në aksin rrugor Elbasan-Labinot.
Nga përplasja "Opelin" e ka përshkuar mes për mes barriera mbrojtëse e rrugës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





