Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar për mashtrim.
Jenishehri mësohet se ka fshehur dënimin në formularin e dekriminalizimit. Ai është dënuar me 8 muaj burg nga gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në gjykatën e lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin.
Pasi u betua këtë javë në Parlament, kryetari i partisë së pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, është një ndër deputetët më të ri të parlamentit shqiptar, por dhe më i vjetri në moshë.
Ai vjen nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës.





