Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur të ëmën dhe një person tjetër në Vlorë.

Nga burimet zyrtare mësohet se pas konsultimit me Prokurorin në pranga është vënë shtetasi G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të 26-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".