Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e pestë për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve.
I njohur me pseudonimin “Nicja”, Avdyli kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave.
Nga ana tjetër, prokurori i çështjes kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj.





