Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër pasi iu gjetën fishekë në banesë.
Nga burimet zyrtare mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".





