Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Elbasanit, ku mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.

Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se makina është përplasur në fshatin Urakë, në afërsi të Rrajcës.

Po ashtu shtohet se si pasojë e këtij aksidenti është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Policia ka shkuar në vendngjarje për hetimin e shkaqeve të aksidentit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.