Një 41-vjeçare nga Fushë Arrëzi është plagosur ditën e sotme nga një 27-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore.
Sipas policisë, e plagosur ka mbetur shtetasja me inicialet B.B. 41 vjeçe, e cila është goditur nga 27-vjeçari M.N. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari është dënuar edhe më parë nga policia për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Me dt.17.05.2019, shtetasja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, ka njoftuar se është goditur në banesën e saj nga shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Me marrjen e njoftimit, Policia ka bërë shoqërimin e shtetasit të dyshuar M. N, i cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili do dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112 i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N.





