Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë masën "arrest me burg" për të dyshuarin si bashkëpuntor në grabitjen e Rinasit, Ragip Hajdinin.
Hajdini i njohur si "Daja" nga Kosova, kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se gjykata nuk ka patur prova të mjaftueshme për ta lënë në burg.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pas deklaratave të bëra nga Alkond Bengasi, tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë, lidhur me super grabitjen, në të cilën mbeti i vrarë një nga organizatorët, Admir Murataj.





