Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Naftëtari".

Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të pallatit ku ai banon.

Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Mësohet se policia po negocion me 30-vjeçarin, i cili është mbyllur në banesë prej orës 6:00 të kësaj të enjteje.