Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën "Grigor Heba", në territorin e komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një mjet tip "Opel Corso" ngjyrë vishnje, e cila ishte  parkuar në rrugë.

Mësohet se makina e djegur me targë "TR 9837 S", rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj.

Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka nisur të gjitha verifikimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, apo defekt teknik.