Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Fratar, në Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, dyshohet se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nuk ka ende informacione zyrtare për ngjarjen, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar një ambulance dhe policia.