Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj se do përgjigjet për dhunën që policia ka ushtruar ndaj Sahit Dollapit gjatë protestës së 11 majit.
Strazimiri shkruan në Facebook se vetëm me dhunën ndaj Dollapit, u kryen të paktën 4 vepra penale. Në fund, ish-deputeti demokrat e këshillon ministrin të bashkëpunojë që të mund të ketë lehtësira, këshillë të cilën ia ka dhënë edhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kohë më parë.
POSTIMI I PLOTË
Llesh!
Ti, Ai, dhe tallagjaret e tallagjarët ruralë që i paguani të lëshojnë jargë publikisht, duhet të dini se "në ato pak sekonda që nuk u menaxhuan siç duhet", vetëm ndaj Sahit Dollapit keni konsumuar këto vepra penale "LIVE" (pa llogaritur qytetaret ne rruge a ne shtepira):
Neni 88
Plagosje e rende me dashje
Denohet deri ne 15 vjet burg.
Neni 86
Tortura germa b,c,ç,
Denohet deri 10 vjet burg,
Neni 237
Goditje per shkak te detyres
Denohet me burg deri ne 3 vjet,
Neni 248
Shperdorimi detyres
Denohet me burg deri 7 vjet.
Llogaritjen se sa vite burg ju bie te lani, bejeni vete, por qe do e lani ajo s'diskutohet, dhe shume shpejt!
Ti dhe Ai, ketu keni dhe "Perkrahje pas krimit", publikisht, dhe ne bashkepunim, çka ju ben edhe " Organizate e Strukturuar Kriminale, e armatosur dhe pergatitur, me nje plan te paramenduar", dhe duke qene se jeni betuar mbi Kushtetute, do pergjigjeni edhe per "Konspiracion kunder Rendit Kushtetues"!
Llesh, po te jap edhe keshillen qe i dhashe Saje Qorrit qe ne 3 muajt e pare kur be "Feçor" ne Ministri te Brendshme:
Bashkepuno se do kesh lehtesira!!!!!!!
(Saje Qorri nuk me degjoi… se si i vajti historia ti e di vete…)





