Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së opozitës më 11 maj.

Në vendimin e gjykatës u dha masa "arrest me burg" për 20 protestues, "arrest shtëpie" për 11 protestues dhe "detyrim paraqitjeje" për19 të tjerë.

Qytetarët u arrestuan pasi akuzohen për veprat penale “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.