50 të arrestuarit për protestën e dhunshme të 11 majit kanë dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
3 prokurorët Ervin Karanxha, Elidon Hyseni dhe Bledar Maksuti kërkuan arrest me burg për 39 nga 50 të arrestuarit, ndërsa për 10 të tjerë kanë kërkuar detyrim paraqitje. Vetëm për një prej të arrestuarve Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie.
Avokatët deklaruan në sallë se arresti është i paligjshëm pasi për asnjë prej të dyshuarve s’ka prova, pasi policia ka paraqitur vetëm raporte shërbimi, të cilat nuk janë të harmonizuara dhe nuk përbëjnë prova.
Avokatët thanë se raportet e shërbimit nuk janë marrë në konsideratë në rastet e mëparshme të protestuesve të arrestuar.





