Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës, e cila zgjati 3 orë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i bën thirrje opozitës për dialog.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për LB: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”,– shkruan Rama.