Protestuesit kanë mbërritur para parlamentit ku kanë qëndruar për disa minuta.
Disa protestues kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në drejtim të parlamentit. Një rresht efektivësh ishte i vendosur gardh para kryeministrisë por pa masa mbrojtëse, gjë që ka bërë që policët të largohen.
Më të tërhequra qëndrojnë forcat e FNSH-së dhe autobotet e ujit. Protestuesit e kanë larguar gardhin metalik, por nuk janë futur në oborrin e parlamentit vetëm hedhin vazhdimisht fishekzjarre.





