Deputetja Rudina Hajdari, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje qytetarëve që do protestojnë sot të shmangin përplasjen vëllazërore.
Hajdari shkruan ndër të tjera se kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të barazfajshme të dyja krahët.
Ndër të tjera, ajo i uron shërim të shpejtë sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së të shtunës.
"Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët.", shkruan deputetja.





