Tre deputetë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i deputetit për të garuar si kandidatë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit për kryetarë bashkie.

Pjerin Ndreu, i cili garon për bashkinë e Lezhës, ka publikuar tekstin e dorëheqjes drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në total janë 5 deputetë të PS-së që lënë mandatin për zgjedhjet vendore.

Pjerin Ndreu – Kandidat në Lezhë

Rakip Suli – Kandidat në Kamzë

Nuri Belba – Kandidat në Përrenjas

Ilir Xhakolli – Kandidat në Pogradec

Flamur Golemi – Kandidat në Gjirokastër