Sot nis fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës; Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Kjo fushatë do të zgjasë deri më 17 maj. Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionerë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj.

Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviç 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612 vetë.