Valbona Sako, kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, pas komunikimit të parë që pati me “DurrësLajm”, paraditen e djeshme vetëm pak minuta pasi u bë zyrtare kandidatura e saj, ka bërë sot një reagim në rrjetin e saj social “Facebook”.

Duke u përlur me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike ku ajo aderon, për ta kandiduar në procesin e zgjedhjes si Kryetar Bashkie në Durrës, Sako shkruan se “Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë”.

Statusi i Valbona Sakos:

Të nderuar miq dhe bashkëqytetarë.

Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin.

Me besimin tuaj, shpresoj të ndajmë dhe tregojmë së bashku në ditët që vijnë, fuqinë e madhe të dëshirës së këtij qyteti, që inspiron punë dhe zhvillim të qëndrueshëm për ne dhe fëmijët tanë.