Bashkëshortja e kreut të PD-së Lulzim Basha, Aurela Basha, ka qenë e pranishme këtë të diel në protestën që zhvillohet përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Në një prononcim të shkurtër për median, ajo tha se është në protestë si një qytetare e thjeshtë, teksa e përshkroi situatën aktuale si të tmerrshme.

Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha zonja Basha, ndërsa nuk preferoi që të komentojë më gjatë.

Aurela Basha ka qenë e pranishme edhe në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar.