Pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama përsëriti këtë të diel në një dalje para medias, se pse opozita nuk ka shanse që ta rrëzojë një qeveri të dalë nga zgjedhjet ku ishte edhe vetë në qeveri.
“Nuk ka shans që të rrëzosh një qeveri të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. S’ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu. Natyrisht unë e di që synimi është gjetkë, synimi është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, procesi zgjedhor, për të konfirmuar se, o ne në pushtet, ose këtu qamet. Nuk do t’ia dalin. Ju siguroj. Çdo protestë janë gjithnjë e më pak.”
“Nuk goditet qeveria, jo nga 7 orë, por as nga 70, as nga 700, as nga 7000 orë kapsolla dhe bomba molotov, por goditen ato vajza dhe djem të pafajshëm. Kush fitoi nga përhapja në pasqyrat e medias së të gjithë botës? Kush fitoi? Kush? Kush humbi? Humbi gjithkush…”, tha Rama.





