Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka shkuar mëngjesin e sotëm në Kryeministri.
Fotoja e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores është shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së kryeprokurores ose kë po takon, kryeministrin Edi Rama apo sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë.
Nga protesta e djeshme mbetën rreth 15 efektivë të dëmtuar dhe të paktën 50 protestues te ndaluar e shoqëruar nga uniformat blu.
Mes tyre për disa ore edhe sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili u godit me shkopinj gome nga forcat speciale pasi ishte rrëzuar në tokë.





