Duke dënuar dhunën ndaj Sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri thirrje protestuesve të zhvendosën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj të cilët i paralajmëroi ta lirojnë atë sa më parë.
"Është dhunuar në mënyrë të pashembullt, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë. Ka dalë para gurëve, para fishekzjarrëve, por me urdhër të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt është dhunuar në mënyrën më barbare të mundshme dhe është shoqëruar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në emër të opozitës i bëj thirre Ramës ta lirojë një orë e më parë, ndërkohë që ju bëj thirrje të gjithëve ju të më ndiqni një drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës.", tha Basha.





