Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me protestën e opozitës që po vijon prej tre orësh.
Kreu i Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”, thuhet në reagimin e Presidencës.
Edhe më herët Presidenti Meta kërkoi nga protestuesit që të ruajnë qetësinë e të evitojnë aktet e dhunës.





