Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Rama shkruan se zjarri nuk ka çfarë i bën qeverisë por Shqipërisë i bën veç dëm.
“Çfarë trishtimi, një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij bashkangjitur edhe një video ilustruse.





