Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar ashpër pas sulmit me molotov të godinës së Kryeministrisë nga protestuesit.
Në një postim në Twitter, ministri shkruan se demokracia nuk ndërtohet me molotov dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen nga sulmei ndaj institucioneve.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan Lleshaj.





