Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kreu i kësaj force politike, Edi Rama u shpreh se forca politike që drejton ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve të 61 bashkive në vend. Edhe pse opozita sot ka paralajmëruar mbajtjen e protestës, përmes së cilës kërkon largimin e tij, Rama u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të planeve të tij e se së shpejti do të nisë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara.
“Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushtën. Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për ti përmbyllur të gjitha",- tha Rama.
Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga fushata zgjedhore Rama mesa duket do të nisë dhe kohën e paqes me gazetarët.
"Jeni bërë shumë të mirë edhe unë do bëhem shumë i mirë me ju!" u tha ai gazetareve para se te largohej nga selia e PS-se ku u mbajt mbledhja e kryesise se socialisteve.





