Tashmë nuk ka asnjë dilemë nga Partia Socialiste për emrin e  kandidatit për kryetar bashkie në qytetin e Durrësit.

Në garë nuk do të jetë më Vangjush Dako, por drejtorja e drejtorisë së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako.

Kjo kandidaturë është caktuar në orët e vona të ditës së djeshme, ndërsa pritet që të bëhet sot edhe zyrtarizmi i saj nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste.