E ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones një ditë para protestës së opozitës, ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.

Sipas informacioneve mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Lleshaj dhe ka zgjatur disa minuta dhe ende nuk dihen detaje se çfarë është diskutuar.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pak orë më parë edhe nëpërmjet një mesazhi për protestën, ku iu kërkon pjesmarrësve të protestojnë paqësisht dhe të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

Opozita e bashkuar do të protestojë nesër në orën 18:30 para Kryeminsitrisë. Kjo është protesta e katërt kombëtare. Ndërkohë opozita ka zhvilluar dhe protesta të tjera para kuvendit, dhe duke bllokuar rrugët kryesore në vend. Opozita kërkon largimin e Ramës si kryeminsitër dhe hapjes rrugë për një qeveri tranzitore dhe të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.