Gjatë konferencës së përbashkët të Samitit të Brdo Brijunit, presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët nëse liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.
Presidenti Meta tha se atmosfera e këtij samiti ka qenë shumë pozitive dhe se do të donte që dialogu mes këtyre dy vendeve të kishte përfunduar me kohë.
"Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër, por në rast se do ishin zgjidhur të dyja, dhe marrëveshja e Prespës dikush do na ngatërronte, do mendonte se jemi në vendet e Beneluxit, jo në një rajon si i joni. Dua të nënvizoj rëndësinë që ne i kushtojmë angazhimit të Serbisë dhe Kosovës për të vazhduar dialogun, por do të jetë më e posaçme në samitin në Paris, i inkurajommë palët që me ndërmjetësinë e KE të përqëndohen për të arritur marrëveshje të zbatueshme”- tha Meta.





