"Vëllezërit Ballkanikë", kështu i quan ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kryeministrin Rama dhe presidentit Vuçiç.
Boçi shkruan në Facebook se "Vuçiç dhe Rama tashmë kanë njësuar jo vetëm qëndrimet për të kafshuar Kosovën, por dhe gjuhën e tyre."
VËLLEZËRIT BALLKANIKË
SI TURP BALLKANIK
Vuçiç dhe Rama tashmë kanë njësuar jo vetëm qëndrimet për të kafshuar Kosovën, por dhe gjuhën e tyre.
Tek është shprehur për protestuesit ndaj tij, Vuçiç ka përdorur të njëjtën gjuhë urrejtje me nota raciste, sikurse Rama me protestuesit. Vuçic i konsideron protestuesit fise, Rama tufë. Është i njëjti mentalitet.
Ky flet për heroizma të kërkuara ndaj policëve, sikur t’ia ketë thënë Rama në vesh dhe po si Rama ngrefoset me pozitën që ka. Dhe këtë e bën në mes të Tiranës, në vigjilje të ditës së Europës.
Nuk është rastësi!
Është turp i gatuar dhe i ngrënë antikombëtar në intimitetin e pushtetit e karrikes së Ramës.
Me Ramën ai ndihet si në shtëpinë e vet.





