Jordie Van der Laan është përjashtuar nga skuadra e kategorisë së dytë holandeze Telstar pasi pretendoi të ishte sëmurë vetëm që të shihte ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League të Ajax ndaj Tottenham.

Sulmuesi 25-vjeçar gënjeu klubin dhe udhëtoi në Londër për të parë fitoren 1-0 të Ajax ndaj Tottenham.  Van der Laan është ndëshkuar ashpër, klubi i tij ka prishur kontratën që pritej të skadonte në verë.

Lojtari pretendon se tha të vërtetën përpara se të udhëtonte në Londër, me kamerat televizive që e kanë kapur në mes të turmës në shkallët e stadiumit. Si pasojë, holandezi tani është duke kërkuar një klub të ri.