Duke folur për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku raporton "Zeri.info".
"Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuqiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj", tha Haradinaj.