Agjencitë turistike e kanë kthyer bregdetin shqiptar në një destinacion kryesor përgjatë viteve të fundit. Agjencia "Intermed Shipping" bën me dije se numri i kroçerave që pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit do të rritet ndjeshëm.
Janë shtuar ndjeshëm kompanitë turistike të interesuara për vizita në qendrat historike dhe arkeologjike të Shqipërisë. Pesë anije turistike kanë rezevruar ditët e fundit lundrimin drejt Durrësit për vitin 2021.
Përveç kroçerave "Nautica", "Amadea" dhe "Seven Seas Mariner", që do të jenë në Durrës pesë herë radhazi gjatë vitit 2021 pritet edhe rikthimi i anijes turistike "La Belle Dell’Adriatique", që parashikohet të ankorohet çdo muaj në port.
Qendra e Informacionit në APD bën me dije se për vitin 2020 kroçera "Seven seas Voyager" do të kryejë tre lundrime, ndërsa pesë të tjera do ti realizojnë kroçerat "Silver Shadow", "Sirena", "Amera" dhe "Seabourn Ovation".