NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare, Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në një mision paqeruajtës në Letoni.
Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake në rrjete sociale, thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ngushëllon familjen për ndarjen e saj nga jeta.
"Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj. Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare dhe miqte tane ndersa vuajme humbjen dhe plagosjen e kolegeve tane te nato enhanced forëard presence battle group.", shkruhet në postim.





