Bashkia e Durrësit shpall konkursin për disa vende të lira pune, pranë këtij institucioni apo drejtorive në varësi.
Në njoftimin zyrtar, bashkia bën të ditur vendet vakante të krijuara në administratë dhe fton të gjithë të interesuarit që të dorëzojnë dokumentacionin përkatës në varësi të vendit të punës, për të cilin do të aplikojnë.
Dokumentet do të dorëzohen brenda datës 20 maj, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Durres të mbyllura në zarf, dorazi apo në rrugë postare, në adresën: Bashkia Durres, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Sheshi “Liria”.
Pas përzgjedhjes paraprake, personat do të konkurojnë për vendin e punës për të cilin kanë aplikuar në datë 20 qershor, në orën 11.00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Ndërkohë fituesit pritet të shpallen në datë 26 qershor.
Vendet vakante në bashki dhe drejtoritë në varësi:
1- Specialist “në Sektorin e Kadastres, Shpronesimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve dhe Puneve Publike prane Bashkise Durres
2- “Specialist Protokolli – në Sektorin e Protokoll Arkives, Drejtoria e Burimeve Njerezore, Drejtoria e pergjithshme Ligjore Arsim Kulture dhe Burime Njerezore, prane Bashkise Durres
3- “Administrator” në Tregun Agro- Bujqesor prane Drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkisë Durres
4- “Inspektor Transporti dhe Trafiku – në Sektorin e Sherbimeve, Drejtoria e Sherbimeve, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve dhe Puneve Publike prane Bashkise Durres
5- “Inspektor–ne Lagjen nr.1 dhe 2, prane Bashkise Durres
6- “Pergjegjes” në Sektorin e Kontrollit te Taksave dhe Tarifave Vendore prane Drejtorisë se Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Pergjithshme e Menaxhimit Financiar prane Bashkisë Durres
Në linkun e mëposhtëm gjeni njoftimin e plotë të bashkisë me të gjitha specifikimet përkatëse për secilin vend pune, dokumentet që nevojiten për aplikimin etj:
https://drive.google.com/file/d/1-KMDEfFXEmEzCPS-WZJIAH_HHJh9aEj1/view





