Nuk ka munguar dhe reagimi i Ambasadës amerikane në vendin tonë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë, ku gjeti vdekjen Zarife Hasanaj në Letoni, Ngjarja tragjike ndodhi gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane, shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Hasanajt.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”.





